TIRANE – Ajo është e bukur, seksi, joshëse por është dhe një police e zonja e Bashkisë së Tiranës. Disilva Muçopata, punonjëse e policisë bashkiake në Tiranë ka qenë e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Show Magazine.
-640-0-5aa99cd906276
Disilvës i pëlqen puna që bën, sepse është një punë dinamike, e cila nuk është çdo ditë njëlloj. Natyrisht, ka edhe konflikte, ka njerëz që nuk binden, por me qetësinë që e karakterizon, ajo ia arrin të zgjidhë edhe konfliktet më të ashpra.
-640-0-5aa99c1d7106e
Po ashtu si çdo femër e bukur as ajo nuk u shpëton dot ngacmimeve, e kur është pyetur nga Albana Osmani rreth këtyre situatave, ajo ka treguar detaje rreth këtyre situatave.
-640-0-5aa99c0bcca3e
“Pjesa e uniformës ka ngacmime të ndryshme, të tipit “O shefe do m’i vendosësh mua prangat”, “O shefe, sa sy të bukur paske, nga më të ndryshmet ka, ndërsa kur jam civile, i di ti ngacmimet e meshkujve …” – i drejtohet ajo me të qeshur Albanës, e cila, pa e zgjatur, menjëherë imiton një djalë duke fërshëllyer: “Hajde police hajdeeee….”. E pavarësisht statusit të saj zyrtar “beqare”, Disilva u shpreh se do ta ruaj enigmë statusin e saj real.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb