SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama, gjatë darkës së përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, ka ironizuar kandidatin republikan për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.

Salla shpërtheu në të qeshura teksa Obama “thumbonte” manjatin njujorkez.

“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani, në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, tha Obama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: