“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian që të vazhdojë të ketë ndikim në skenën botërore”, – tha Presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë për BBC.

Obama theksoi se anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar të BE na jep besim shumë të madh në lidhje me fuqinë e Bashkimit Transatlantik.

Presidenti SHBA-ve gjithashtu pranoi se dështimi për të kaluar ligjin mbi sigurinë e armëve në mënyrë konsensuale ishte zhgënjimi i tij më i madh.

Obama tha se Britania e Madhe ishte partneri më i mirë i SHBA-ve për shkak të gatishmërisë së saj për të projektuar veprime të përbashkëka sa i përket interesave të dyanshme për një botë më të sigurtë.

Obama nënvizoi se kryeministri britanik, David Cameron ka qenë një partner i denjë dhe përgëzoi qeverinë e tij për respektimin e objektivave të NATO-s, shpenzimeve 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: