SHBA- Presidenti i SHBA-ve në largim Barack Obama, tre ditë para skadimit të mandatit të tij, ka marrë vendim për falje, ose uljen e dënimit për më shumë se 200 të burgosur, sipas një njoftimi të dhënë nga Shtëpia e Bardhë.

Në mesin e të falurve është edhe transgjinori, ish ushtari Chelsea Manning, 28 vjeçare, emri i vërtetë i të cilit është Bradley, që u dënua në gusht të vitit 2013 me 35 vjet burg për spiunazh, së bashku me zyrtarë të tjerë, pas publikimit të dokumenteve në vend WikiLeaks dhe sipas vendimit të Presidentit Obama, Manning do të dal nga burgu në maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: