SHBA- Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk e sheh si plotësisht të mirëqenë fitoren e Hillary Clinton.

Në një intervistë për NBC ai tha nga Shtëpia e Bardhë se edhe Donald Trump mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor dhe ta pasojë atë në Zyrën Ovale.

“Çdo gjë është e mundur, është në natyrën e demokracisë që njerëzit kanë liri në votim, dhe ne nuk e dimë se për kë do të votojnë”, tha presidenti.

Deklarata e Obamës erdhi pak kohë pasi Hillary Clinton u shpall zyrtarisht si kandidatja demokrate për presidente.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar nëse një republikan do t’i zinte vendin në Shtëpinë e Bardhë, Obama ktheu një përgjigje ironike.

“Përderisa ai është zgjedhur kandidat në anën e tij, mund të ndodhë që edhe të zgjidhet president. Nuk habitem. Jemi mësuar të shohim të ndodhin çmenduri çdo ditë”.

Përgjigjen “çdo gjë mund të ndodhë”, Obama e dha edhe gjatë pyetjes se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin po ndihmonte Donald Trump-in në fushatën e tij para zgjedhjeve të nëntorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: