SHBA-Presidenti Barack Obama ka vendosur veton në legjislacion që lejon familjet e viktimave të sulmit të 11 shtatorit në 2011 në SHBA që të padisin Arabinë Saudite.

Ligji u miratua nga të dyja Dhomat e Kongresit dhe lejon qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të padisin vendet e huaja për terrorizëm që vret shtetas amerikanë në tokë amerikane.

Pesëmbëdhjetë nga 19 terroristët që rrëmbyen linjat ajrore në sulmet terroriste 15 vite më parë në Nju Jork, ishin nënshtetas të Arabisë Saudite. Dy ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: