SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, deklaroi se veprimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Ukrainë janë duke frikësuar fqinjët e tij dhe se Rusia është e izoluar ndërkombëtarisht.

Obama i ka bërë këto komente në Uashington, gjatë një takimi me më shumë se 100 drejtues biznesesh.

Presidenti amerikan ka thënë se ka pasur marrëdhënie “shumë produktive” me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kur ky i fundit ka shërbyer si president, nga viti 2008 deri më 2012, edhe pse “Putini ka qenë fuqia prapa fronit”.

Duke folur për një tjetër sfidë globale, Obama ka thënë se është i bindur se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja mund të mposhtë militantët e Shtetit Islamik në Irak, por çështja e Sirisë është “më komplekse”.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: