SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se mbështetja e Rusisë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, do të dështojë.

Rusia ka thënë se do të forcojë ushtrinë e Assadit, sepse ajo është forca më efektive për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Obama ka thënë se kjo strategji është një “gabim i madh”. Sipas tij, përfshirja gjithnjë e më e madhe e Rusisë në Siri, tregon se Assadi është i brengosur.

Uashingtoni po ashtu ka paralajmëruar se ushtria ruse në Siri mund të konfrontohet me koalicionin ndërkombëtar që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: