Simptomat e 500 pacientëve sirianë të kuruar pas sulmit që ndodhi të shtunën në Duma tregojnë për përdorimin e kimikateve toksike, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke cituar raporte nga burimet e saj mjekësore në vend.

“Në veçanti, kishte shenja të irritimit të rëndë të membranës së mukozës, probleme në frymëmarrje dhe probleme në sistemin nervor për ata që ishin të ekspozuar”, tha OBSH-ja, raporton atsh.

“OBSH-ja kërkon akses të menjëhershëm dhe të papenguar në zonë për t’i dhënë ndihmë atyre që janë të prekur”, shtoi shefi i përgjigjes emergjente të kësaj agjencie, Peter Salama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb