Vendet e OKB-së, me përjashtim të SHBA-së, nisën një negocim afatgjatë për të arritur në nënshkrimin në muajin dhjetor në Marok të një pakti botëror për migracionin jodetyrues, një çështje e konsideruar si një sfidë e madhe për planetin.

Gjashtë raunde negociatash në Nju Jork, një në muaj, janë parashikuar deri në korrik.

Objektivi është arritja e një marrëveshjeje që do të miratohet zyrtarisht më 10 dhe 11 dhjetor gjatë një samiti në Marok, sipas diplomatëve.

“Objektivi është rritja e bashkëpunimit për migracionet ndërkombëtare në të gjitha dimensionet”, nënvizon projektligji prej 25 faqesh i kësaj marrëveshjeje botërore për migracionin e sigurt, të rregullt dhe legjitim.

Projekti ruan sovranitetin e shteteve duke pranuar se asnjë komb nuk mund të përballojë i vetëm fenomenin migrator.

“Është vendimtare që migracioni ndërkombëtar më shumë të na bashkojë sesa të na ndajë”, nënvizon projektligji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: