GJENEVË-Forcat siriane dhe aleatët e tyre rusë duhet të lënë OKB-në të ketë kontrollin e korridoreve të reja humanitare që kanë ngritur në Alepo, deklaroi sot i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Sugjerimi ynë ndaj Rusisë është që të na lërë korridoret që ka ngritur me iniciativën e saj”, tha De Mistura para reporterëve në Gjenevë. “OKB-ja dhe partnerët e saj humanitarë dinë se çfarë të bëjnë. Kjo është puna jonë”, shtoi diplomati i OKB-së.

Qeveria Siriane njoftoi dje se ka hapur tre korridore humanitare në Alepo për të ndihmuar civilët të largohen nga lagjet nën kontrollin rebel në lindje të qytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: