Brenda një viti është katërfishuar numri i fëmijëve që shfrytëzohen si sulmues vetëvrasës nga grupi terrorist Boko Haram, thuhet në raportin e Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF). Në raportin e UNICEF thuhet: Që nga fillimi i vitit 2017 rreth 83 fëmijë janë shfrytëzuar si ‘bomba njerëzore’ në verilindje të Nigerisë. 55 prej tyre kanë qenë vajza, shumica më të reja se 15 vjeçe, 27 kanë qenë djem dhe një ka qenë foshnjë e lidhur. Rreth 20 fëmijë janë përdorur si sulmues vetëvrasës gjatë gjithë vitit të kaluar. Rritja dramatike e numrit të tyre ndodh në kohën e një urie masive dhe krizës së zhvendosjes në verilindje të Nigerisë. Rreth 1.7 milion njerëz janë zhvendosur nga sulmet e vazhdueshme të Boko Haramit në rajon. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreth 450,000 fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja këtë vit. Boko Haram ka vrarë mbi 20,000 njerëz në Nigeri, si dhe në vendet fqinje: Çad, Niger dhe Kamerun. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb