Në Kombet e Bashkuara ka fillaur një takim me pjesëmarrjen e 123 shteteve, për të diskutuar për ndalesën globale të armatimit atomik, megjithqë fuqitë kryesore botërore e kanë bojkotuar këtë takim.

Derisa shtetet pjesëmarrëse përpiqen të zhvillojnë negociata për atë që ata e shohin si ndalim juridik bërthamor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe shtetet e tjera me armatim atomik, e kanë bojkotuar takimin, i cili ka filluar mbrëmë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha para fillimit të këtye bisedimeve, se ndalesa do t’i çarmatoste shtetet “që përpiqen ta ruajnë sigurinë dhe paqen”, ndërsa “aktorët e këqinj” nuk do të nënshkruajnë ose nuk do të bashkëpunonin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: