Nga Mira Bregu OKB, Gjenevë

 

Bisedimet e Qipros po vazhdojnë në Pallatin e  Kombeve në Gjenevë nga 9 deri më 11 janar 2017.

Pas takimeve të shumta  në  Qipro, në Zyrat e OKB-së dhe pas dy takimeve 2-javore në Mont Pelerin-Zvicër, në nëntor të vitit 2016, kreu qipriot turk, Mustafa Akýncý dhe kreu grek qipriot Nicos Anastasiades, këtë javë filluan bisedimet për të arritur  një marrëveshje globale nën kujdesin e Këshilltarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

 

Gjatë gjithë javës, ekipet negociuese të të dy palëve do diskutojnë mbi avancimin e çështjeve të ndërlidhura për të përmbushur nevojat e paraqitura nga Udhëheqësit dhe më 11 janar 2017, të dyja palët do të paraqesin respektivisht, kartat përkatëse.

 

Mëngjesin e 12 janarit,në Pallatin e Kombeve do të hidhen bazat e një  Konference Ndërkombëtare  për Qipron, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të fuqive garantuese:- Greqisë, Turqisë, Mbretëris së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe BE-së, e cila do të ketë një rol vëzhgues së bashku me delegacionin nga Qipro, ku më pas do të përpiqen së bashku për të zgjidhur kapitullin e çështjeve të  mëdha dhe sfiduese që kanë të bëjnë me sigurinë dhe garancinë.

 

Dje, gjatë Konferencës për shtyp, Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Qipron  z Espen Barth Eide tha : -“ Ky takim në Gjenevë  është një vazhdim i bisedimeve bi-komunale në gjithë Qipron  për  19 muajt e fundit, ku ka pasur përparim të dukshëm në pesë kapitujt që eventualisht do të zgjidhen nga vetë qipriotët.

Në të gjithë ishullin,  jam inkurajuar nga takimet e mia me grekët e rinj dhe të vjetër, aktivistë të shoqërisë civile, liderët e biznesit, udhëheqësit fetarë dhe shumë të tjerë, të cilët shprehnin dëshirën të  ndihmojnë për të krijuar rrjedhën e së ardhmes së  Qipros. Zëri i tyre në mbështetje të një zgjidhje po bëhet gjithnjë e më i fortë për paqe midis qipriotëve.

 

Por ndërtim i një paqe të  qëndrueshme do të thotë,  të kuptosh shqetësimet themelore të të gjithë popujve në gjuhën e pajtimit, respektit  dhe njohjes. Komunitetet në Qipro janë me fat se kanë dy liderë  të tillë si – z Anastasiades dhe z Akinci,  të cilët kanë  treguar vullnetin politik dhe rrugën e drejtimit  strategjik për t’i dhënë fund një konflikti që ka ndarë atdheun e tyre të përbashkët për një kohë të gjatë.”

 

Kur u pyet,se çfarë rezultati do ketë në  Konferencën ndërkombëtare të  12 janarit?  Z.Eide theksoi : – Unë mendoj se shumë prej pyetjeve do të jenë rreth 12 janarit… por dua të them se data 12,  do të jetë efektive vetëm nëse ne do jemi të suksesshëm gjatë ditëve të  9 dhe 11 janarit. Është një strukturë e qartë dhe kemi rënë dakord se si të organizojmë orët  në të gjitha këto çështje, sepse në çdo kapitull  ka një apo më shumë çështje që ende kërkojnë zgjidhje, por natyra e këtij lloji të  bisedimeve sjellin edhe komlikime në momentin e fundit, ku të dyja palët gjejnë pasiguri apo rezervë. Ndaj dhe unë duhet të respektoj vendimin e udhëheqësve të cilët janë duke treguar shumë kurajo, shumë vullnet  dhe një besim tek njëri-tjetri për të realizuar këto marrëveshje përfundimtare.

 

Ne tani jemi në momentin e fundit. Jemi në momentin e së vërtetës, nëse do gjenden edhe zgjidhjet. Konferenca fillon më 12, por nuk do të përfundojë. Është një konferencë ndërkombëtare e OKB-së nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Gjithë ky organizim është i nevojshem, sepse ne jemi duke diskutuar rreth zgjidhjes së një marrëveshje të sigurisë embrionale federale në Qipro, e cila duhet të përfshijë të dy fuqitë garantuese për shkak të ekzistencës së tre Traktateve , të cilat janë ende të vlefshme, si dhe natyrisht Bashkimin Evropian që nëse do bëhet realitet ky vend I bashkuar do të jetë një anëtar i plotë e BE-së.

Ka qenë një punë e vështirë, por shumë e dobishme për të kryesuar deri më tani të gjitha këto bisedime, por dua të theksoj se këto bisedime kanë pronësi dhe janë drejtuar plotësisht nga qipriotët. Është përgjegjësia e udhëheqësve Qipriotë për çdo fjali të vetme, apo çdo fjalë të vetme, në bisedime, por në fund të ditës, përmes referendumeve në të dy komunitetet  në Qipro, do të jetë mbi të gjitha ajo që do përfshijë mendjen e gjithë Qipriotëve.

 

Një tjetër pyetje ishte : A ka ndonjë lloj të negociatave paralele që zhvillohen edhe në aspektet ndërkombëtare të një marrëveshjeje?

 

Zoti Eide: Unë nuk do të përdorë negociatat si  fjalë, sepse ato  do të ndodhin vetëm këtu (në kuptimin më formal të fjalës), por ka shkëmbime bisedash të përditshme mes aktorëve kryesorë si dhe ndërmjet  Sekretarit të Përgjithshëm. Dua të theksoj se si ish/ Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, ashtu edhe Z.Antonio Guterres kanë pasur një angazhim intensiv për këtë çështje. Z.Guterres është i angazhuar pothuajse çdo ditë, duke folur për zhvillimet e fundit me lojtarët kryesorë, udhëheqësit qipriotë dhe fuqitë garantuese. Pra, negociatat do ti shohim vetëm  këtu nga 12 e tutje.

 

Më tej Z Eide gjatë Konferencës për shtypin përmendi edhe disa prej çështjeve që po shkojnë drejt një zgjidhje nga Delegacionet Qipriote si: -. çështja e pronës dhe territorit, çështja politike dhe Qeverisëse, çështjet e sigurisë dhe e formimit të  policisë, çështjet e zbatimit ekonomike etj.

Për çështjen e  marrëveshjes së zgjidhjeve financiare, janë të pranishëm ne këto bisedime si Banka Botërore dhe FMN.

Në një tjetër moment ai vuri në dukje.. : – Dhe mos të harrojmë se ne jemi duke folur për një shtet evropian në fundin ekstrem të Mesdheut lindor, vetëm njëqind kilometra nga Siria, dhe shumë i afërt me të gjitha ngjarjet dhe dramat që  ndodhin  atje. Dhe pavarësisht nga Qiproja që ka një problem të saj për një gjysmë shekulli, ai ka qenë relativisht e paprekur nga drama rajonal, i cili përfshin pothuajse të gjithë të tjerët. Dhe nuk mund të thuhet se konfliktet e ngrira do të mbeten të ngrira përgjithmonë në qoftë se ju nuk do të përpiqeni  të merreni me to. Kështu që, unë besoj se gjithë ky proces, këto 19 muajt e fundit, duke përfshirë ditët e ardhshme dhe ndoshta javë, është një moment i mundësive që do të ishte shumë e papërgjegjshme që të humbasë.

Nëse ka sukses, unë mendoj se kjo do jetë  historike për qipriotët dhe gjithashtu mendoj se kjo do të dërgonte një sinjal shumë të fortë për një botë dhe një rajon ku ka shumë luftëra. Më lejoni të citoj fjalët e mikun tim Staffan de Mistura, i cili është i ngarkuar me një problem edhe më të madh, Sirinë. Ai kujton  se një shenjë e përparimit mund të jetë e dobishme edhe për proceset e tjera nëpër botë.

 

Ishulli duhet të korr përfitime reale politike dhe ekonomike jo vetëm për qipriotët, por edhe përtej ishullit, në gjithë rajonin dhe më gjerë, duke kontribuar në stabilitetin dhe bashkëpunimin. Të dy palët pranojnë se çdo zgjidhje duhet të respektojë vlerat dhe parimet e BE-së, duke siguruar që të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qipriotëve janë të mbrojtura.

Udhëheqësit janë duke diskutuar një model të ri përshtatje për shekullin e 21 që prioritizon rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

“Përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare mbetet e vendosur. Kombet e Bashkuara dhe unë personalisht jemi të përkushtuar për të lehtësuar të dyja palët për të arritur një marrëveshje të plotë. Ndihma jonë ka për qëllim të sigurojë që zbatimi i një zgjidhjeje të jetë sa i qetë aq edhe i mundshëm për të gjithë.

…mbani mend se pasi Liderët të kenë bërë punën e tyre, do jenë  njerëzit që do japin vendimin përfundimtar, Kjo është një mundësi reale që 2017 do të jetë viti kur vetë qipriotët, lirisht do vendosin  për të kthyer faqen e historisë.” – theksoi në fund të konferencës Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb