Oktapodin mos e përzieni kurrë me salcë soje, vetëm nëse iu pëlqen ta shihni gjallesën me tetë këmbë të kërcejë përpara syve tuaj.

Kjo ka ndodhur në një restorant dhe njerëzit e habitur e kanë filmuar momentin e frikshëm.

Oktapodi kthehet në jetë dhe fillon të lëvizë tentakulat.

Sipas shpjegimit shkencor, kjo dukuri e çuditshme ka ndodhur pasi salca e sojës ka përmbajtje të lartë kripe dhe prek qelizat e muskujve ende aktivë të oktapodit. Kripa në këtë rast zëvendëson trurin e krijesës.

Por pavarësisht shpjegimeve shkencore, kjo dukuri vazhdon të mbetet e frikshme dhe mbase një alternativë e mirë për të shpëtuar oktapodët nga vrasja dhe konsumimi. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: