Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, në përfundim të ndeshjes me Kukësin ka shpërthyer në kritika ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Ai e ka cilësuar si tendencioz dhe pohon se ka një sulm ndaj klubit të kuq.

Për ndeshjen

Pak ditë më parë dola në një konferenc për shtyp dhe thashë që ka një tentativë për të falsifikuar rezultatin. Pati një arbitrim skandaloz. Kur erdha këtu, pashë Nexhipin dhe mu duk sikur kishit marrë në intervistë, Metën, protagonistin e ndeshjes.

Lojtarët kanë bërë një ndeshje shembullore. Bënë jashtëzakonisht shumë mirë. Kulum ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, dhe vetë ndëshkohet me karton të kuq. Ai është lojtar shembullor, unë e njoh shumë mirë. Ne kishim marrë 5 kartona, ata 1. Në fund për të balancuar i nxorri dhe disa kartona Kukësit.

A është diçka e qëllimshme?

Është e qëllimshme që Partizani mos eci në kampionat. Unë jam person i fundit që duhet të flas për arbitrat. Kam shkuar në dhomat e zhveshjes dhe i kam thënë, absolutisht mos u merrni me arbitrin. Cilësoheni si kundërshtar.

A ka qetësi klubi i Partizanit?

Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe impenjimin e tyre. Qetësia është një atribut që ne duhet ta kemi, por nuk duhet ta lemë në duart e disa njerëzve të papërgjegjshëm. Lojtarët që stërviten duhet të mendojnë vetëm për lojën dhe të jenë të mbrojtur. Ne si Partizan mund t’i njohim të gjitha ngjyrat e kundërshtarëve tanë. Rezultatet do vijnë pavarësisht penalltive dhe golave të anuluar.

A mos po i mbroni më shumë seç duhet lojtarët?

Po ia u bëj më të vështirë dhe po i bëj më të përngjeshëm. Në ndeshjen e kaluar në Kupë, Bakaj shahu gjyqtarin dhe nuk u ndëshkua. Po aplikohen dy standarte. Duhet të kishte vënë kartona të verdhë më shumë për Kukësin. Ata luajtën më të qetë, deri sa e kthyen ndeshjen.

A mbetet objektiv Europa?

Prandaj është keqardhja, dal këtu unë, vë fytyrën time për të mbrojtur objektivat. Me një fitore sot ne do ishim automatikisht në vendin e tretë, pra në zonën e Ligës së Europës.

Problemi i tifozëve..

Nuk ka asnjë endek midis tifozëve dhe klubit. Ne po përpiqemi t’i kthejmë tifozët në fushë, duke respektuar të gjitha rregullat. Ku është Federata në këtë rast, për të mbrojtur interesat e tifozëve. Mua më vjen shumë keq. Skuadra ka nevojë për tifozët. Shkallët e stadiumit bosh nuk i bëjnë keq vetëm Partizanit, por i bëjnë keq produktit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb