TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një fotografi me diciturën: Olsi Rama dhe Tom Doshi vazhdimisht bashkë në fushatë.

Kujtojmë se Tom Doshi ishte deputet i Partisë Socaliste, derisa u largua nga Grupi Parlamentar i PS pas akuzave publike që bëri në lidhje me Ilir Metën dhe me një plan që, sipas tij, po bëhej për eliminim fizik të tij.

Aktualisht, Tom Doshi kandidon sërish në zgjedhjet e 25 qershorit si kryesues i listës së PSD-së në Shkodër.

Mirëpo, Berisha pretendon se fushatën e Doshit në Shkodër e udhëheq vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: