Nga: ZONJA VJOLLCA
4 kokrra vezë
50 ml qumësht ose pana
4 lgj djath kaçkavall të grirë
200 gr suxhuk ose llukanik
120 gr kërpudha
Kripë, piper i zi
Pak majoranë
Erëza sipas dëshirës
3 lgj vaj ulliri

Rrahim vezët në një tas, shtojmë në të 50 ml qumësht ose pana dhe djath kaçkavall të butë të grirë. Në një tigan ngrohim 3 lugë vaj ulliri, vendosim suxhukun e prerë në feta, kërpudhat gjithashtu të prera në feta dhe erëzat që preferojmë majdanoz, koper ose bar qepe. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i kaurdisim kërpudhat me erëzat dhe suxhukun për 5 minuta. Më pas rrahim pak vezët dhe i shtojmë në tigan. E lemë omletën me kërpudha dhe suxhuk të piqet në temperaturë nën mesatare duke vendosur kapakun. Pasi të jetë gati e shërbejmë me sallatë, me kos ose me bukë të thekur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb