Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një film për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.

Në faqen zyrtare në facebook, Royal Opera House njofton se ky film do të jetë i zhanrit dokumentar dhe xhirimet do të nisin këtë javë.

Në këtë dokumentar do të paraqitet rrugëtimi i Ermonelës drejt operave, për sfidat në skenat e mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë të Londrës.

Në këtë dokumentar do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: