Në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit) të kryera në Stamboll të Turqisë janë arrestuar 54 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Departamentit të anti-terrorit nisën një operacion për të arrestuar njerëzit të cilët dyshohen se kanë vepruar në emër të DEASH-it dhe se kanë përgatitur akte terroriste.

Bastisjet u kryen në të njëjtën kohë në 11 adresa në tetë vende. Me këtë rast u arrestuan 54 shtetas të huaj.

Ekipet përkatëse gjatë bastisjeve kanë konfisuar sasi të mëdha dokumentesh dhe materialit digjital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: