ITALI- Një nga sasitë më të mëdha të drogës është kapur nga policia italiane, ndërsa dy shqiptarë janë vendosur në pranga.

Policia në Pulgia ka sekuestruar rreth 800 kilogram e llojit marjuanë dhe hashash, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të arrestuar, por bashkë me ta ka përfunduar në pranga edhe një italian në momentin që do bëhej shkëmbimi i mallit.

Gjatë këtij operacioni, policia italiane ka sekuestruar edhe një armë zjarri, 4 makina si dhe 32 mijë euro cash.

Nuk dihet ende nëse lënda narkotike ka mbërritur nga Shqipëria, por policia italiane pritet të japë detaje më vonë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: