TIRANE-Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se për herë të parë të gjithë korçarët që duhet t’i drejtoheshin QSUT-së në Tiranë për operacionin e tiroides, tashmë nuk kanë nevojë ti drejtohen kryeqytetit, pasi ky operacion mund të realizohet edhe në Korçë. Tritan Shehu ironizon kryeministrin kur thotë se ai deklaron sikur sot u shkua në Mars, por harron se ndërhyrjet kirurgjikale të tiroides janë kryer edhe më përpara në Korçë.

Statusi i plotë:
PER TE QESHUR EDHE PER TE QARE!!!
Z.Rama deklaron sikur sot u shkua ne Mars (ne Hene ka kohe qe eshte arritur)!
Ai po brohoret për faktin se aktualisht ne Korçë po operohet, pas disa vitesh pauze, nje strume e gjëndrës tiroide nga koleget e mi te shquar, kirurgu Celiku e anestezisti Ohri.
Unë dua ta informoj Z.Rama qe ne Korçë e ne te gjithë vendin, ndërhyrjet kirurgjikale te tiroides e shume te tjera, janë kryer prej shume e shume vite me pare.
Nqs ato e shumica e games kirurgjikale, nuk realizohen me ne Korce apo ne shumicen e spitaleve te tjere te Shqipërisë ne kete periudhe te fundit, kjo nuk vjen nga pa aftesia e kirurgeve apo reanimatoreve lokale, por nga mungesa fizike e tyre (mjeku tashme eshte nje specie ne zhdukje), si dhe nga mangesite objektive.
Vajtja nga Tirana e drejtuesve te sherbimeve kombetare aty e realizimi i nje apo disa nderhyrjeve te tilla, nuk zgjidh problemin thelbesor, Varferine Afrikane te sistemit tone shendetesor , numrin katastrofik te ulet te mjekeve ne pergjithesi e specialisteve ne vecanti, mungesen e mundesive reale per zhvillim.
Po me tej, me kthimin e kolegeve ne Tirane, ku drejtojne sherbimet universitare, cdo te ndodhe ne Korce e kudo?!
Detyra e Kryeministrit te nje vendi europian nuk eshte te brohorase realizimin sporadik te dickaje rutine per kirurgjine (sikur te ishim ne mes te Sahares), por te prezantoje e implementoje strategji e politika te qarta financiare, menaxheriale e zhvilluese, gje qe asnje here nuk e ka bere.
Dhe kjo mundesisht mbasi te sqaroje opinionin se pse shendetesia jone eshte katandisur ne kete gjendje tragjike dhe se ne cfare skute mund ta gjejme te strukur “Shendetesine Falas” tashme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: