“Ne do ta shijojmë lojën time sëbashku, shpejt”, këto kanë qenë fjalët e Ibrahimoviç pas operacionit të gjurit.

35-vjeçari ka postuar në “Instagram” pak pas operacionit për të informuar fansat në lidhje me gjurin e dëmtuar në ndeshjen kundër Anderlect për “Europa League” muajin e kaluar.

Ibrahimoviç rrezikon të qëndrojë deri në 9-të muaj larg fushave pas dëmtimit në ligament, por si gjithmonë optimist suedezi ka premtuar se do kthehet shpejt dhe i fortë për të bërë edhe një herë diferencën, raporton “SPORTBible”.
ibrahimovic.png 1111
“E bërë, mirë dhe e fortë. Dhe një herë ju falënderoj për mbështetjen. Shihemi së shpejti për të shijuar lojën time së bashku”, shkruan Ibra në diçiturën e fotos.

Për momentin është e paqartë nëse Zlatan Ibrahimoviç do jetë pjesë e Manchester United dhe sezonin tjetër, por nëse suedezi do lërë “Old Traford-in”, ai ka premtuar të bëjë një gjest mirënjohje.

Sipas raportimeve, 35-vjeçari do të marrë të gjithë skuadrën të parë të United, trajnerët dhe stafin teknik për një darkë si një mënyrë për të falënderuar për mënyrën se si ai është trajtuar nga klubi gjatë sezonit të tij të debutues në “Premier League”.

E konfirmuar se Mourinho i ka bërë një ofertë Ibrahimoviç-it për të qëndruar me “djajtë” edhe sezonin e ardhshëm, por edhe hedhja poshtë e saj nga ana e sulmuesit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb