TIRANË- Opozita nis sot një protestë që pritet të kulmojë me fjalime para kryeministrisë. Ndërsa kohëzgjatja e saj nuk dihet ende, nga rrethet raportohet të jenë nisur mbi 18 mijë protestues që prej mëngjesit të sotëm, me autobusë dhe makina.

‘BalkanWeb’ mëson se 3 autobusë erdhën nga Gjirokastra në kryeqytet me rreth 400 persona, po ashtu edhe nga Fieri janë 25 autobusë me rreth 2500 persona. Drejt Tiranës raportohet janë erdhën edhe 350 qytetarë të Sarandës, ndërsa nga Shkodra nga 4 deri në 5 mijë persona.

Edhe nga Lezha janë nisur 12 autobusë, ndërsa 150 persona me automjetet e tyre. Po ashtu, drejt Tiranës janë nisur 6 mijë persona nga qarku Dibër, ndërsa nga Kukësi mbi 1500 persona. Edhe nga Berati erdhën 6 autobusë dhe 50 makina.

Drejt Tiranës erdhën edhe 3 autobusë nga Kuçova. Po ashtu, bëhet e ditur se 18 autobusë dhe 11 furgona dhe 180 mjete erdhën nga Lushnja drejt Tiranës, ndërsa përllogaritet të jenë rreth 1500 persona. Ndërkaq, rreth 1500 persona janë nisur nga Durrësi.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për BalkanWeb se autobusët që do sjellin protestues do lejohen deri tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, e më pas do parkohen në sheshin “Shqiponja” duke i lënë në këmbë protestuesit. Ndërsa në anën lindore të kryeqytetit, do të lejohen autobusët deri tek shkolla e gjuhëve të huaja në Rrugën e Elbasanit.

Policia ka marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e këtij tubimi, ndërsa një kordon me policë pritet të qëndrojnë para rrethimit të kryeministrisë.

Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se do të ketë ruajtje të institucioneve, të ministrive dhe prani të policëve në gjithë bulevardin nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek ai “Skënderbej”. Do të ketë edhe policë rrugorë të shtuar në disa akse për të normalizuar trafikun dhe për të ofruar siguri për këmbësorët.

Po ashtu raportohet se gjatë orëve të protestës janë parashikuar kufizime të qarkullimit në disa akse: kryqëzimi “Dëshmorët e Kombit” me “Zhan D’ark”, kryqëzimi “Dëshmorët e Kombit” me “bulevardin “Bajram Curri”. Po ashtu ndalohet parkimi nga “Myslym Shyri” te “Dëshmorët e kombit” ndalohet parkimi nga “Dëshmorët e kombit” tek Rruga “Ismail Qemali”.

ZHVILLIMET MINUTE PAS MINUTE
KREU I PD NË ELBASAN: NË PROTESTË RRETH 2 MIJË PERSONA

nisen-nga-elbasani-2
Ora: 09:45-
Kreu i degës së PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi dhe detaje në lidhje me protestuesit nga ky qytet që do t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës rreth 2 mijë persona. Sipas informacioneve më të fundit, mësohet se pjesëmarrja do jetë edhe më e madhe sesa kaq. Nga rrethi i Elbasanit mes pjesëmarrësve në protestë do ketë një numër të madh studentësh e gjimnazistësh, biznesmenësh dhe grupe të mëdha përfaqësimi nga të gjitha grupmoshat. Protestuesit nga Elbasani të mirëorganizuar. Një pjesë e tyre po nisen nga selia e PD Elbasan, ndërsa të tjerët janë organizuar në bazë të njësive administrative.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: