*Luan Rama: LSI e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë evropiane.

TIRANË- Teksa opozita protesoi sot përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës dhe dekriminalizimin e Parlamentit, simpatizantë të LSI-së u mbledhën para selisë së kësaj partie në shenjë mbështetje për kryetarin Meta. Mbështetësit e LSI mbanin në duar parulla me tekst “Poshtë aleanca Doshi-Berisha”.

Ndërkaq, burime të News24 sqarojnë se: “qytetarët janë vetorganizuar dhe se nuk ka asnjë organizim të LSI”.
Edhe dje qindra simpatizantë kanë dalë në mbështetje të Metës, teksa u zhvillua mbledhja e Kryesisë së LSI-së..

LUAN RAMA: LSI E VENDOSUR TË ECË PËRPARA PËR TË BËRË SHQIPËRINË EVROPIANE

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama falënderoi mbështetësit që u mlodhën sot përpara selisë së LSI-së, në mbështetje të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Luan Rama tha se “LSI është e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë evropiane. Pa u trembur nga askush, por duke i treguar vendin cilitdo që bën pakt me krimin apo është peng i krimit”.

“Ky solidaritet, solidariteti ynë shembullor, kjo ndjenjë uniteti dhe përkrahje të na bëjë të ecim më me vendosmëri. Ne kemi një sfidë, sfida jonë është Shqipëria evropiane. Por Shqipëria ka nevojë për qytetarë europianë që distancohen nga krimi, luftojnë krimin. LSI-ja dhe Shqipëria janë një, Shqipëria dhe Europa janë një, prandaj forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në çdo ditë duke punuar për Shqipërinë. Nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga rritja e LSI-së”- deklaroi Luan Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen qetësisht.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb