Rrjeti social “Whatsapp” ka prezantuar opsionin më të ri “revoke” (anulo), i cili lejon të fshihen bisedat pasi janë dërguar.

Opsioni po testohet në një version të IOS dhe nëse funksionon siç duhet, do të futet në çdo sistem operimi tjetër.

Për të përdorur këtë risi duhet të klikosh tek mesazhi që do të fshish dhe e mban të shtypur derisa shfaqen disa opsione, mes tyre dhe “revoke”.

Opsioni rezulton i suksesshëm nëse personi tjetër nuk e ka lexuar ende mesazhin, pasi në të kundërt nuk është funksional.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: