Zyrtarizimi i Cristiano Ronaldo-s te Juventus është çështje orësh.

Mediat në Spanjë shkruajnë se agjenti i portugezit, Jorge Mendes, është nisur drejt Madridit për të mbyllur marrëveshjen me Fiorentino Perez-in, presidentin e ‘galaktikëve’.

Të martën në kryeqytetin spanjoll është programuar një takim mes bordit drejtues të Realit dhe Mendes, ndërsa të martën ose ditën e mërkurë pjesë e tryezës pritet të jetë edhe drejtori sportiv i klubit mbretëror, Jorge Angel Sanchez, nga ku pritet të nisë edhe puna për largimin përfundimtar të Ronaldos.

Mendes dhe Juventus kanë arritur akordin, teksa tashmë fjala e fundit i takon Realit.

Menaxheri i sulmuesit portugez është edhe aleati kryesor i Juventusit bashkë edhe me Ronaldon i cili e dëshiron transferimin tek bardhezinjtë. Oferta e drejtuesve të Zonjës së Vjetër ndodhet në tavolinën e Perez 100 deri në 120 milionë euro janë gati për t’u derdhur në arkat e Los Blancos për të lënë të lirë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Për kampionët e Italisë janë orë deçizive, teksa qëndrojnë pas dere për të marrë konfirmimin. Ndërkohë prej ditësh është mësuar se Cristiano Ronaldo së bashku me familjen e tij dhe të dashurën po shijojnë pushimet në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb