Mbi 150 persona rezultojnë të zhdukur, 2 foshnje humben jeten dhe dhjetra te vdekur numerohen deri ne mesdite, por tragjedia në Italinë qendrore vijon. Cdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Shumë persona, mes të cilëve fëmijë mundën të nxirren nga gërmadhat e banesave vetëm sepse ulërisnin të tmerruar. Ndihma e shpejtë po shpëton shumë prej tyre.

“Mjafton te arrish te kapesh duart dhe pastaj aq, i nxjerr”, thote nje prej personave te ndihmes se shpejte. Por orët e tmerrit nuk kanë fund për italianët e prekur nga tërmeti qe goditi qytetin teksa banoret flinin te qete. Britma ende dëgjohen nga pjesët e shembura të shtëpive që vetëm të tilla nuk mund të quhen më.
“Qyteti im nuk është më. Gjithcka është shembur, madje dhe kodra. Njerëzit kërkojnë për të mbijetuar” thotë kryebashkiaku i Accumoli, Stefano Petrucci.

Associated Press mbërriti në Illica, pak kilometra larg veriut të Amatrice. Të mbijetuar kërkonin ndihmë për të shpëtuar të dashurit e tyre që kishin mbetur brenda në gërmadha.
“Mbërritëm tek piaca dhe sheshi aty dukej si Ferri i Dantes”, thotë Agostino Severo, një rezident në Romë që ndodhej për vizitë turistike në Amatrice.
“Njerëzit bërtisnin, nidhmë, ndihmë. Shpëtimtarët vinin gjysëm ore ose një orë me vonesë. Nuk mundeshin më shpejt, rrugët ishin të zëna nga gërmadhat”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: