ITALI– Të tjera detaje zbulohen për vdekjen e parakohshme të futbollistit italian, Davide Astori një ditë më parë në dhomën e hotelit si pasojë e nje ataku kardiak. Mediat italiane kanë publikuar një video me momentet e fundit para ndarjes nga jeta të 31-vjecarit.

Futbollisti ka luajtur “Play Station” kundër portierit të skuadrës, Marko Sportielo, rreth orës 23:00 të së shtunës, ndërsa më pas është drejtuar për më hotelin “Là di Moret” për të fjetur. Në orën 23:34 minuta, kapiteni i Fiorentines ka shkëmbyer mesazhin e fundit me Sportiellon në “Whatsapp”, shkruan media “Sportmediaset” .

“Ke harruar këpucët te mua”, i shkruan Sportiello, ndërsa Astori i kthen përgjigje: “Faleminderit, nuk më duhen tani, i marr në mëngjes”.

Por duket se ky takim nuk ndodhi kurrë pasi rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, Astori u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit.

Në dhomë, gjithçka dukej në rregull, mbi tavolinë vetëm telefoni, ndërsa nuk kishte ujë. Një shenjë për hetuesit se kapiteni shkoi i qetë në shtrat.

Autopsia pritet të kryhet në orët në vazhdim, por gjithçka të çon në një vdekje natyrale pavarësisht se ai kishte kryer analizat më 28 shkurt dhe nuk ishte zbuluar asnjë problem për shëndetin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: