Pse të presim sa të vijë vera kur shkojmë dhe e gjejmë atë”?

Ky është mendimi i fëmijëve të pasur dhe të llastuar të Instagramit, të cilët me fotot e tyre jo vetëm që janë kthyer në shembull negativ për bashkëmoshatarët e tyre, por tashmë kanë nisur t’ua bëjnë zili edhe të rriturve.

Në fotot që ata shpesh publikojnë në rrjetet sociale, shihen festat e tyre që shpesh degjenerojnë deri në orgji me vajza adoleshente, ku shampanja derdhet lumë.

Fëmijët e pasur të Instagramit janë nga më të ndryshmit, ku në shumë prej fotove shihen edhe ata që jetojnë nëpër “konviktet” e universiteve dhe shëtisin me avionë private, apo që lagin njëri-tjetrin me shampanjë. Llogaria deri tani ka grumbulluar më shumë se 376,000 ndjekës të cilët bëjnë një paradë pasurish në rrjet dhe tallen me “fshatarët”.

Për ta paratë nuk kanë asnjë rëndësi (pasi babi dhe mami kanë plot), ndërkohë që bashkëmoshatarëve të tyre nëpër botë, ju duhet të përballojë një jetë plot vështirësi, ku teksa studiojnë ju duhet edhe të punojnë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb