Oriola është padyshim një ndër modelet më me famë në Sh qipëri, megjithatë shpesh herë ajo është larg modelit që femrat e pasarelave kanë. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo na tregon se modelingu është një pasion për të dhe se e ardhmja si soprano është në planet e saj. Nga ana tjetër bukuroshja prej kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me Anaidin, fituesin e “Big Brother 7”.

Bukuroshja na tregon se dy të rinjtë janë njohur në një festë dhe që nga ajo ditë dashuria është shtuar mes tyre. Qëndron larg skandaleve, duke thënë se ka zgjedhur të bëjë karrierë të pastër…

Oriola si një prej modeleve më të famshme në Shqipëri, keni një karrierë të suksesshme edhe si soprano ç’është kjo dashuri tjetër e juaja?
Në fakt modelingun e kam praktikuar më shumë si pasion sesa si profesion. Kam pasur disa koncerte dhe gjithsecili kishte shumë ngarkesë. Pasi unë këndova dhe si soliste dhe në korr, po çdo gjë u shpërblye në fund. Na duartrokitën shumë gjatë. Aty artisti çlodhet dhe është gati t’ia fillojë nga fillimi.

Çlidhje ka një soprano me një modele?
Dhe modelingu dhe opera ecin bashkë, që në Liceun Artistik, aty ku njoha dhe bashkudhëtarin më të rëndësishëm në karrierën time të modelingut, Endrit Mërtiri, të cilin e falënderoj me zemër për gjithçka. Të dyja shoqërohen me respekt nga ana ime, të dyja zhanret artistike, por unë veten e gjej para një publiku live, jo para atij në internet apo revista. Duartrokitjet janë emocionet më të forta për mua.

I mbani mend fillimet në karrierën tuaj?
Karrierën e kam nisur duke u mësuar dhe ndihmuar nga më i miri, Endrit Mërtiri, një njeri me vlera të mëdha njerëzore dhe artistike. Në këtë rast veprat e tij flasin më shumë se fjalët e mia.

Përse nuk është Oriola si modelet e tjera që shpesh janë pjesë e skandaleve?
Nuk më pëlqen të komentoj këtë pjesën e skandaleve, çdo njeri zgjedh vetë atë që do. Mban përgjegjësi vetë për veprimet e veta.

Sa ju ka ndihmuar pamja juaj në jetë, është e vërtetë që shpesh femrat e bukura i kanë gjërat më të thjeshta?
Bukuria tërheq vëmendje, vëmendja kur shumëzohet me veten, është presion. Presion i madh që një femër duhet të përballojë nëse vërtetë ka menduar mos ta blejë çmimin me veten, por ta fitojë për veten.

Ndërkohë prej vitesh një lidhje të konsoliduar me Anaidin, si jeni njohur ju të dy?
Me Anaidin jemi njohur tek datëlindja e atij, në një natë me hënë 9 korriku tek Kodra e Diellit. Jam me fat që e kam mbështetje në çdo hap të rrugëtimit tim jetësor dhe profesional.

Cili është sekreti i suksesit të lidhjes tuaj?
Ne s’kemi sekrete, diskutojmë dhe ndajmë çdo gjë bashkë. Ky është sekreti i çdo çifti që nuk ndahet. Duket si metaforë e bukur, por e vetmja gjë e zmadhuar mes nesh, është hapësira për ndjenja të reja çdo ditë.

A ka menduar Oriola për familje?
Familje ime do të jetë një familje e madhe që rritet afër një gështenje diku në kodrat në periferi të Tiranës. Ku unë mund të këndoj pa bezdisur fqinjët.

Si modele apo si soprano, ku mendoni se keni më shumë sukses?
Suksesin nuk jam në gjendje unë ta peshoj për veten. Është Endri dhe Zysha që duhen pyetur për këtë. Kam investuar shumë me shkollën, kam dhënë shumë nga vetja mbi pentagram, shumë net, shumë orë mbi piano dhe do të luftoj deri në fund me veten për më të mirën time.

Si i shikoni koleget që përfshihen në lajme bombastike?
Lajme bombastike, për shembull ai i Ermonela Jahos mund të quhet i tillë. Pjesa tjetër që përpiqet të fitojë vëmendje mbi hordhi gazetarësh, mendoj që vuajnë nga sindroma e famës dhe duan ta fitojnë me lajme boshe.

A keni një mesazh edhe për femrat e tjera, koleget e tua, çfarë duhet të ndryshojnë ato?
Kam një mesazh për të gjithë. Ku ka lëvizje ka energji. Po në jetë duhen bërë lëvizje të menduara mirë ndaj dashuroni veten, respektoni të tjerët.

Çfarë e bën më të pasur Oriolën puna si modele apo si soprano?
Oriolën e pasuron informacioni, arti dhe çdo gjë e bukur që i jep vlera jetës. Nga të dyja vijnë përfitime financiare, por kur më thërrasin për një set fotosh apo koncert ka ca gjëra të tjera më të rëndësishme për imazhin e një artisti.

Keni menduar të hiqni dorë nga modelingu për muzikën?
S’mund të heqësh dorë nga diçka që e dashuron dhe e bën me pasion.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: