Cështja e një raporti të OSBE, ku disa paragrafe u përfolën nga mediat si sekrete kanë hapur një debat të madh në media e sidomos tek analistët. Sipas mediave, OSBE në raport thekson për poitikanë të korruptuar e të përfshirë në trafiqe të ndryshme, vetë kjo zyrë ka reaguar duke thënë se këto janë informacione të grumbulluara nga mediat, por kurrsesi qëndrim i OSBE. Kurse gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar sot një titull të gazetës ‘Shekulli’ që i bën thirrje OSBE të largohet nga Shqipëria. Sipas Dylgjerit, akuzat që po bëhen ndaj kësaj zyre në Tiranë lënë vetëm një shteg hapur, atë të kërkimit azil në Gjermani…tek kampi i shqiptarëve.

“Pas thirrjes të Gazetes Shekulli sot: OSBE, të largohet nga Shqipëria, pritet edhe kjo e fundit të kërkojë azil në Gjermani…te kampi i shqiptarëve”, shkruan Dylgjeri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: