BJELLORUSI-Misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka kritikuar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Në këto zgjedhje, të mbajtura dje, me 83% të votave, ka fituar presidenti aktual, Aleksandr Lukashenka.

Kryesuesi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Kent Hasted, tha sot se votimet nuk i kanë plotësuar standardet demokratike.

“Është e qartë se Bjellorusia ende duhet të kaloj rrugë të gjatë kah plotësimi i përkushtimeve të veta demokratike”, tha Hasted.

Sipas tij, megjithë disa trende pozitive gjatë fushatës zgjedhore këtë vit, autoritetet e Bjellorusisë kanë krijuar “një terren të pabarabartë për fushatë”, ku linja ndërmjet kandidaturës së Lukashenkas dhe interesit të shtetit ishte e paqartë.

Ai veçanërisht ka shprehur pakënaqësi për mangësitë gjatë llogaritjes dhe paraqitjes tabelare të votave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb