TIRANE- Firma private që ka nisur punimet për ndërtimin e bulevardiit të ri të Tiranës ka shkatërruar fidrin e energjisë elektrike dhe ka lënë pa energji lagje të tëra të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të OSHEE, rreth orës 10.30, ka pësuar avari fidri A12, duke lënë pa energji elektrike zonën e “Don Boskos” deri në afërsi të rrethrrotullimit “Zog i zi”.
fideri 1
Ky fider, siç shihet nga fotot, ndodhet pranë kantierit ku po ndërtohet aktualisht Bulevardi i Ri i Tiranës, dhe sipas OSHEE, “punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar fidrin, i cili sot dha shenjën e avarisë”.

Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: