I ftuar në emisionin Procesi Sportiv, gazetari Artan Hoxha hodhi idenë e “Vettingut” edhe në futboll, në këto kohë reformash për Shqipërinë. Por, ka ndërhyrë edhe Tefik Osmani, që shtoi se për këtë punë, duhet vetting edhe për gazetarët.

artan hoxhaa

Osmani: Thuaja këtyre çfarë më ke thënë pas ndeshjes me Sportingun.

Hoxha: Nuk e mbaj mend, por ma thuaj njëherë se ndoshta kujtohem.

Osmani: Më ke thënë që më ka ardhur keq për lojtarët, pasi arbitri u tall me ju. Na ka takuar të gjithëve pas ndeshjes me Sportingun, ku u mundëm 5-1.

Hoxha: Shumicën e ndeshjeve unë kam udhëtuar me ta, dhe kam qenë jashtë Shqipërie.

osmanii

Osmani: Ke ardhur para të gjithë lojtarëve dhe na ke mbështetur.

Hoxha: Një nga kriteret e vettingut janë udhëtimet. Unë i kam vetëm sportive, me Skënderbeun. Për 20 vjet nuk do kem mundësi të udhëtoj më me ekip tjetër. Do më kapte edhe mua vettingu.

Osmani: Ke ardhur me ne 80 herë jashtë. Lekët e mëdha i kemi fituar se jemi futur në grupet e Europa Ligës, dhe kemi shitur shumë lojtarë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/artan-hoxha-vettingu-me-kap-edhe-mua-se-kam-udhetuar-jashte-me-skenderbeun/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb