Pak orë më parë mediat britanike raportuan për një përplasje në fushën e lojës mes dy futbollistëve të Arsenal, Mesut Ozil dhe Hector Bellerin. Sipas tyre pikënisjen e kishte një acarim i mbrojtësit spanjoll me gjermanin.

Ky i fundit, gjithmonë sipas mediave britanike, për të mos agravuar situatën i ishte drejtuar Bellerin me fjalët ‘flasim pas ndeshjes në tunel’.

Për të sqaruar këtë episod ka menduar vetë Bellerin me anë të një statusi në rrjetet sociale. Spanjolli në foton e publikuar ka hedhur poshtë këtë lajm me ironi duke shkruar: “Kur Mesut Ozil ecën në dhomat e zhveshjes…Të dua vëlla.”

Sigurisht, sipas Bellerin gjithmonë, mes tyre nuk ka patur asgjë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ozil pas statusit të Bellerin. Turko-gjermani po në rrjetet sociale ka shkruar: “Ne të dy e dimë se ti nuk ke sy për asgjë tjetër, veçse flokëve të tu të çmuar. Edhe unë të dua shumë vëlla.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb