Një operacion i vështirë për shpëtimin e një fermeri është bërë në Afrikën e Jugut i cili rrezikoi jetën e tij. Një fermer i cili rezultonte i zhdukur për pesë ditë me rradhë është gjetur i gjallë nën një shkëmb.

Fermeri Louis Strydom u zbulua nën një gur të madh në tokën afër fermës së tij Omdraai, pranë qytetit të Bethlehem, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut.

46A6AE3100000578-5113631-image-a-27_1511520765316

Ekipet e shpëtimit mendonin se ai ishte i vdekur, por pas një inspektimi ata zbuluan që ai ishte ende gjallë.

38 vjeçari mbijetoi për 5 ditë rreth pa ushqim dhe pa pirë ujë. Një nga pjestarët e ekipit të shpëtimit tha se trupi i Louis Strydom ishte dehidratuar pothuaj plotësisht.

“Është një mrekulli se ai është ende gjallë “- tha ai. Operacioni për ta shpëtuar burrin e ngceur në shkëmb zgjati tri orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb