TIRANË-Këngëtarja Rozana Radi është rebeluar në këtë Shën Valentin duke numëruar një sërë arsyesh. Më kryesorja e mërzisë së saj, ka qenë mungesa e energjisë elektrike. Mungesa e dritave ka bërë që Rozi të përjetojë një sërë peripecish jo të këndëshme në shtëpinë e sja, dhe këngëtarja në fund të mesazhit të saj në Facebook, rebelohet ndaj shtetit.

“Mirmëngjes San Valentin!
Mirë se na erdhe ne vendin tone. Me vjen keq per ty por nuk te gezojme dot sot sepse nuk dal dot per te takuar. Uji ka ikur qe mbrem. Pjatat e shtepise sime jane pa lare dhe nuk dihet se kur mund te lahen. Gjithashtu dhe un nuk mund ta nis diten me nje dush te ngrohte dhe te jem e paster! Dhembet do bej si do bej do ti laj me ujin qe pi!
E kam ne frigorifer ujin,por nuk ka problem.Uji eshte akoma i vaket sepse drita kane ikur qe mbreme. Pastaj… un nuk jan tipi i “Valentinit” se un dhe shume si une ” e kemi perdite Valentin”
Ku ti fshihem keti vendi qe pervec zhgenjimit nuk po me jep asgje tjeter. Ku?!!!!!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: