* Reagon Vokshi: Këto pamje, dëshmi tronditëse që vjen nga Rilindja e sistemit Rama-Beqaj në shëndetësi

TIRANE- Nuk ka rëndësi a je i ri apo i moshuar, por nëse kërkon të vizitohesh në QSUT duhet të jesh i gatshëm të përballosh radhët, shtyrjet dhe zënkat para sportelit ku planifikohen konsultat dhe imazheritë për tek mjeku specialist.

Pamjet skandaloze janë filmuar nga vetë pacientët mëngjesin e sotëm brenda qendrës së planifikimit të vizitave në QSUT.

Radhët pa fund për një vizitë tek specialisti janë njëra anë e medaljes duke patur parasysh sorollatjet që u bëhen pacientëve sidomos të moshuarve nga një spital tek tjetri.

Skena të tilla shokuese që të kujtojnë radhët e qumështit gjatë sistemit monist ripërsëriten çdo ditë. Pacientë nga çdo skaj i Shqipërisë të pajisur me një rekomandim nga mjeku i familjes përplasen në të vetmin sportel të QSUT ku planifikohen vizitat spitalore.

Për të patur një shans që vizita të kryhet brenda ditës pacientit i duhet të zërë radhën në orët e para të mëngjesit dhe të shpresojë se mjekët nuk do të largohen gjatë orarit nga vendi i punës.

REAGON VOKSHI: KËTO PAMJE, DËSHMI TRONDITËSE QË VJEN NGA RILINDJA E SISTEMIT RAMA-BEQAJ NË SHËNDETËSI
Pas publikimit të lajmit në “BalkanWeb”, ka reaguar edhe deputetja Albana Vokshi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Voksi akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për situatën e krijuar në spitale.

“Ja dëshmia me tronditëse qe vjen nga Rilindja e sistemit Rama-Beqja ne shëndetësi.
Tendera, abuzime, dhjetëra milion euro koncesione shërbimesh tek kompanitë e miqve te kryeministrit qe nuk kane asnje lidhje profesionale dhe morale me mjekësinë.
Po kush janë viktimat??
Viktimat jemi te gjithë!! te vegjël e te mëdhenj!! taksapagues deti me një!! Por leket tona shkojnë ne llogarite bankare te Rames-Beqes dhe kompani, dhe jo ne funksion te shërbimit qe është ne agoni te plote”, shkruan Vokshi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: