NGA: ERJON SKENDAJ
Edhe pas publikimit në ‘News 24’ të radhëve të gjata të pacientëve në QSUT që presin të vizitohen, asgjë duket se ka ndryshuar. Me qindra pacientë nga e gjithë Shqipëria, mes tyre të moshuar, të pajisur me një rekomandim nga mjeku specialist i rrethit përplasen çdo ditë. Në qendrën e planifikimeve të vizitave dhe imazherisë në QSUT. Po për më tepër le të ndjekim pamjet skandaloze dhe intervistat e vetë pacientëve ndërsa këta të fundit shtyhen me njëri tjetrin vetëm për të regjistruar emrin në sportele.

Çdo ditë e njëjta situatë skandaloze, radhë pa fund të pacientëve nga e gjithë Shqipëria që përplasen në spitalin më të madh në vend, QSUT, thjesht dhe vetëm për të kryer një vizitë a imazheri të rekomanduar për tek mjeku specialist. Po çfarë ndodh në realitet, kaos shtyrje, dhe në turmën që përpiqet të futet brenda sheh të sëmurë rëndë si dhe pensionist që mezi mbahen në këmbë.

Skena të tilla nuk është hera e parë që publikohen në media ndërsa vetë Spitali Nënë Tereza duket se është dorëzuar para fluksit të pacientëve që vetëm se shtohen. Këtij keqfunksionimi të sistemit shëndetësor të tre niveleve i shtohet edhe procedura burokratike bazuar në sistemin e referencës, sipas të cilës pacientëve me sëmundje kronike u kërkohet që çdo 6 muaj të marrin rrugën për të marrë një vulë në QSUT, pasi në të kundërt nuk përfitojnë ilaçe me rimbursim. Edhe një javë më parë ‘News 24’ përcolli shqetësimin e ngritur nga pacientët por asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse apeli drejtuar qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë ishte i qartë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: