Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka folur për raportet e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Pacolli ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Greqia e Sllovakia nuk do të përbëjnë pengesë për integrimin evropian të Kosovës.

Ai ka thënë se në takime që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë sllovakë e grekë ka marrë garanci se Sllovakia e Greqia “nuk do ta pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj”.

Përkundrazi, Pacolli ka thënë se këto dy shtete “do ta mbështesin” Kosovën.

Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka paralajmëruar se Kosova do të hapë zyra diplomatikë në një të ardhme të afërt në Sllovaki dhe në Greqi./Express
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb