Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se përkundër marrëdhënieve të mira që kishin me LDK-në, ato u ftohën më vonë.

Ai ka thënë se kur ishte zgjedhur Avdullahh Hoti, shef i Grupit Parlamentarë të LAA-së, AKR-ja nuk ishte pyetur për këtë vendim, dhe as që ishte e ftuar në atë takim. Përpos mospajtimeve programore, mes LDK e LVV posti i kryeministrit bëri që mundësitë për marrëveshje të zbehen. Pacolli ka thënë për KTV se asnjëra palë nuk hoqi dorë nga ky post.

“Unë kam qenë i gatshme në çdo moment për çdo veprim. Unë e kam pa se mundem me e ndryshuar situatën, ne kemi shkuar në kampanjën parazgjedhore se bashku më partneret e LDK-së dhe Alternativës. Kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe isha i inkurajuar thellë se ndoshta ky është vendi i qëlluar për AKR-në. Ne kemi pasur një kontratë. Disi ka qenë një perspektivë aty, edhe për elektoratin AKR-së. Por disi kjo perspektive për AKR filloi të zbehet, sepse neve askush nuk na pyeti për Grupin Parlamentar. Ka qenë e rrugës edhe ne të marrim pjese në atë takim ku u vendos që Avdulla Hoti ta udhëheq Grupin Parlamentar. Ne nuk kemi qenë të ftuar në atë takim”, ka thënë Pacolli.

“Synimi im ka qenë që këto dy parti të merren vesh, të krijojnë listën e njerëzve përgjegjës që do të udhëheqin me vendin. U kam thënë AKR mundet me liru vend, u kam thënë që AKR i liron pozitat, vetëm që të votohet… Unë besoj që këtu nuk ka asnjë tradhti, ju e dini që jam njeri me eksperiencë dhe vij prej një bagazhi të sukseseve”, ka thënë ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: