TIRANE– Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vjen sot për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli pritet të takohet sot me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kujtojmë se Pacolli u bë pjesë e qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së partisë së tij AKR me koalicionin PAN.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: