Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës mes Laçit dhe Kukësit përfundoi në barazim 0-0. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri austriak i verilindorëve ishte skeptik për lojën. Ai u shpreh se në Laç u luajt pak futboll.

Barazimin e arriti Kukësi, apo iu ndali Laçi?

“Mendoj që para fillimit të ndeshjes, e dinim që do ishte një ndeshje shumë e vështirë. Për çdo kundërshtare është e vështirë të luajnë në Laç. E dinim që duhet të luftonim shumë. Luftuam por nuk luajtëm shumë futboll. Ajo që do ta thoja me shumë rëndësi është që nuk pësuam gol dhe do presim ndeshjen e kthimit.

A ju favorizon ky rezultat?

“Unë mendoj që zeron mbrapa jam i kënaqur. Ndërsa për sulmin, nuk arritëm të shënonim golin e avantazhit. Shënuam një gol që për mendimin tim ishte i rregull. Duhet të presim ndeshjen e kthimit dhe të luftojmë shumë.

Në çfarë kuptimi Kukësi nuk luajti futboll? E pengoi dikush? U luajt ashpër?

“Është e vërtetë. Ekipi i Laçit ishte shumë agresiv në sulm. Po nuk jam i kënaqur me ekipin, gabuam shumë në pasimet e thjeshta nuk arritëm të bënim lojën tonë.”

Aktivizimi i Zderiç dhe Idrizin, lëvizje taktike apo do i përdorni dhe në kampionat?

Nuk e ndërtoj ekipin sipas kundështarit. Idrizin e kam vendosur në sulmë pas rikthimit të Zderiç. Mendoj që me shpetësinë e Idrizit do bënim më mirë. Ai e bëri goli, që për mendimin tim ishte i rregull. Zderiç nuk ka mundësi të zëvendësohet me Idrizin.

Sa të favorizuar jeni për ta kaluar turin?

“Nuk dua të flas për ndeshjen e kthimit. Nga ky moment jam duke menduar për Kamzën”.

Për se vendosët ta rikthenit Koliçin në formacion?

Koliçin e aktivizova për ta parë në çfarë gjendje ishte, për ta parë nëse do ta aktivizoja ndaj Kamzës apo jo. Tani e di kë do të aktivizoj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb