Trajneri i Kukësit, austriaku Peter Pacult, në fund të ndeshjes të përfunduar me shifrat e bardha 0-0 me Laçin është shfaqur i nervozuar. Për mediat ai ka deklaruar se rasti i pnellatisë te Guri ishte skandaloz. Arbitri duhet ta akordonte.

Pacult nuk ka nguruar as të evidentojë fakstin se Kukësin e ka ngjitur 2 vende më lart në klasifikim që prej momentit kur ka marrë drejtimin.

Çfarë u mungoi për ta thyer Laçin?

Pjesën e parë kishim 3 raste të pastra. Në qoftë se do të shënonim do të ishte krejtësisht ndryshe.

Pretendimi për penalltinë e Gurit?

Mendoj që nuk ka çfarë të flitet dhe kjo është skandaloze. Asnjëherë nuk flas për arbitrat dhe nuk do ta bëj, po kjo është skandaloze.

Laçi u ka rrezikuar shumë sot?

Unë jam darkot me atë që thatë. Po ti shfrytëzonim rastet do të ishte ndeshje tjetër. Edhe Laçi pati rastet e tij. Lojtarët në vijën e sulmi duhet të bëjnë shumë më tepër në ndeshjet e mbetura. Kërkoj më shumë prej tyre.

Është fakt që sot në Laç ishim me mungesa, luajtëm pa Rrumbullakun dhe Shametin që janë pjesë e rëndësishme e ekipit. Deri në fund gjërat do të ndryshojnë

Çfarë i mungon kësaj skuadre? Sepse në ndeshjen e fundit lojtari më i mirë ishte portieri…

Është mendimi juaj për këtë. Jam një trajner normal, i pranoj edhe kritikat. Në janar mora një ekip që ishte ne vendin e 4-t dhe tani jemi të dytët. Ka pasur shumë dëmtime dhe largime por ne do të nxjerrim më të mirën deri në fund. Të gjithë e dimë që në Laç nuk është e lehtë të luash. Do të kënaqem me 1 pikë që morëm këtu sot. Jo gjithmonë plotësohen dëshirat në futboll.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb