Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Padia e Gashit kundër Arta Markut, kush është gjyqtari që merr në dorë çështjen (Emri)

gashi marku

TIRANE– Pas padisë së ish-drejtueses se Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ndaj prokurores së Përgjithshme Arta Marku, pasi kjo e fundit e largoi nga detyra është hedhur shorti në Gjykatën Administrative, ku është përcaktuar gjyqtari që do shqyrtojnë çështjen. Ai është Erarber Madhi dhe do shqyrtojë padinë ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i Adriatik Llallës, ka paditur prokuroren Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të marrë.

Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.

LIRIMI NGA DETYRA
Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit që ajo drejton në datën 29 dhjetor.
Siç u bë e ditur, në vend të Gashit u emërua prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

(d.d/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.