TIRANE– Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar sot padinë që ka Policia e Shtetit dorëzoi në Prokurori për kreun e opozitës Lulzim Basha pas thirrjeve të tij për luftë dhe shpim gomash e thyerje xhamash. Sipas Salianjit, kjo mazhorancë ka themeluar një Republikë të re, që sipas tij nuk është putiniste si ajo e Rusisë por e një lloji tjetër, që zyrtari demokrat e cilëson si “putaniste”.

Reagimi i Ervin Salianjit:
Kanë themeluar republike te re, jo putiniste por putaniste! Pas një hetimi te hollësishëm dhe kontrolleve me mjete speciale te hetimit policia ka arritur te dokumentoje qe protesta duhet proceduar penalisht!! Janë kaq te brishte dhe te dobët sa me çdo mënyrë kërkojnë fundin e vet! Nga mënyra e qeverisjes, nga përfaqësimi politik, nga babëzia e treguar, nga arroganca ne dhunimin e te drejtave te qytetareve, nga dhunimi i lirisë se shprehjes, nga privatizimi i Shqipërisë për llogari te oligarkëve, nga mungesa e moralit ne qeverisje dikush mund te thotë qe i ngjan putinizmit por ne forme te re putanizem!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb