Autoritetet shqiptare ngritën dyshime të mëdha mbi shtetasin izraelit Yoram Frig të cilin e ndaluan në aeroportin e Rinasit ditën e enjte me një pajisje të dyshimtë që mbante me vete.
capture-33_1490560506-6666820
Ndalimin e këtij të fundit dhe sekuestrimin e pajisjes për të kontrolluar nëse është përdorur për përgjime apo ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Izraelit, siç raporton Jerusalemonline.com.

Ministria e jashtme duket se ka nisur verifikimet për izraelitin 51-vjeçar që thotë se është detektiv.

Ndonëse Frig deklaroi për autoritetet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit, Tom Doshi, prokuroria ka ngritur dy akuza për të dhe pritet të ekzaminojë nga afër pajisjen në fillim të kësaj jave.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: