Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se po verifikohet dhe roli i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në çështjen e përgjimeve. “Nën hetim dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Do të hetohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Ndaj Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.

Gjithashtu dhe për Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: