TIRANE – Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kishte në qendër të diskutimeve pajisjen e shumëpërfolur të policisë, që sipas opozitës, shërben për përgjimin e deputetëve, presidentit, mediat etj.

Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, që zgjati rreth 40 minuta, ministri Saimir Tahiri sqaroi kolegët socialistë, duke mohuar kategorikisht ekzistencën e një pajisjeje përgjimi në Policinë e Shtetit. Ministri Tahiri theksoi se pajisja e përfolur nuk është për përgjim, por për trajnim.

Mbledhja ka nisur rreth orës 13:15 minuta dhe përfundoi në orën 13:50. Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të fliste për mediat për çështjen e pajisjes së përgjimeve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: